SHBA-ja ka ngritur alarmin për rritjen e forcave serbe në kufi me Kosovën dhe ka kërkuar nga Serbia tërheqjen e tyre. Sekretari amerikan Blinken ka telefonuar presidentin serb Aleksander Vucic dhe i ka kërkuar de-eskalim të menjëhershëm.
Lidhur me këtë alarm të amerikanëve ka shkruar publicisti kosovar, Veton Surroi, duke thënë se baza ajrore e Avianos në Itali është larg 1 orë fluturim nga secila pikë kufitare.
Ai ka thënë se një ushtrim ajror i NATO-s mbi Ballkanin Perëndimor mbase do të tregonte vendosmërinë për të mos ndodhur një zhvillim i tillë.