Friday, October 18, 2024
HomeLajmePas alarmit amerikan, REL has në autokolonën ushtarke serbe që shkon nga...

Pas alarmit amerikan, REL has në autokolonën ushtarke serbe që shkon nga Vranja drejt Nishit

Radio Evropa e Lirë, edicioni në gjuhën serbe, raportojnë se sot kanë hasur në një autokolone ushtarake në jug të Serbisë, e cila ka qenë duke lëvizur nga Vranja në drejtim të Nishit.

Kjo lëvizje e trupave serbe është hasur pak orë pas alarmeve të ngritura nga Washingtoni dhe Brukseli për shtim të madh të forcave serbe përgjatë kufirit me Kosovën.

REL shkruan se kolona e forcave serbe është hasur në qytetin e Predejanit që ndodhet 300 kilometra në jug të Beogradit dhe rreth 100 kilometra nga pikë kalimi në Merdare.

Kolona me veturat e ushtrisë serbe, siç thekson reporteri i REL, rreth mesditës ka qenë duke lëvizur nga jugu në veri të Serbisë.

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments