Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar fletërreshtim ndërkombëtar për nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojiçiq, udhëheqës i grupit kriminal për aktet terroriste të 24 shtatorit në Banjskë, por dhe vepra tjera penale.
Këtë ajo e tha sot në një përgjigje për Klanin, teksa u shpreh se lidhur me aktet terroriste të Radojiçiqit, do të veprojnë pa vonesa.
”Atëherë bazuar në legjislacionin në fuqi, Prokuroria e Specializuar e Republikës së Kosovës (PSRK), parashtron kërkesë për fletërreshtim ndërkombëtar”.
”Kërkesa drejtohet në Gjykatë dhe më pas adresohet përmes Ministrisë së Drejtësisë”.