Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq duke folur mbrëmë rreth sulmit terrorist të cilin ai e ka quajtur “rezistencë” ka thënë se ka qenë në dijeni që qe një vit që diçka e tillë po përgatitetj.
“Po të intervenonim me të drejt dikush do më pyeste pse i humbëm pesë mijë njerëz” ka thënë Vuçiq.
Kreu i shtetit serb ka lënë të kuptohet se Milan Radojiçiq është personi që është parë në videon e publikuar nga Qeveria e Kosovës edhe pse nuk e konfirmuar në mënyrë eksplicite.
Madje, ai theksoi se Radojiciq do t’i përgjigjet thirrjes së shtetit serb për t’u marrë në pyetje dhe se duhet t’u japë përgjigje disa cështjeve.
“Milan Radojiçiq nuk është fshehur asnjëherë dhe as nuk është turpëruar për rolin e tij. Tjetër gjë është ajo që unë mendoj për atë që ndodhi, që definitivisht nuk ishte gjë e mirë për Serbinë dhe nuk mund t’i sjellë asgjë të mirë Serbisë. Ai me siguri do t’i përgjigjet ftesës së autoriteteve kompetente të Republikës së Serbisë. Jam i bindur se do të merret në pyetje, ai është në territorin e Serbisë qendrore. Ai nuk është i plagosur, ai është një njeri që e konsideron veten luftëtar të lirisë, nuk ka hequr dorë nga shokët dhe nuk do të heqë dorë, por ka gjëra dhe pyetje që do të duhet t’u përgjigjet. Kurtit i thashë se serbët nuk kanë ku të shkojnë, i ka kthyer të gjithë kundër tij, se nuk do të ulen në traktor dhe se do të luftojnë të gjithë. Edhe sikur të gjithë të humbnin kokën. E thashë tre ditë më parë. E thashë një ditë më parë dhe një muaj më parë. Dhe një vit më parë. E kam thënë njëqind herë”