Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeHaradinaj: Si ikën kaq lehtë terroristët, është shqetësuese kjo, kush janë ata?

Haradinaj: Si ikën kaq lehtë terroristët, është shqetësuese kjo, kush janë ata?

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se është shqetësuese ikja e terroristëve pas sulmit që e kryen në Kosovë, më 24 shtator.

Ai ka thënë në Pressing të T7 se një pjesë e terroristëve mund të kenë shkuar në Serbi, ndërkaq pjesa tjetër mund të jenë në shtëpi private.

Sipas tij, ndonjë terorist e largon maskën dhe kthehet në qytetar. Thotë se kjo është shqetësuese.

”Ekziston mundësia se këta me na u kthy, kush I garanton Kosovës si këta nuk kthehen pas. Gjysma e tyre kanë mujt me shku Serbi e gjysma tjetër nëpër shtëpi private, me i largu ato masa dhe me u kthy në qyetar.  Nuk mundemi me neglizhu faktin që një numër i trye kanë ikur“, ka thënë Haradinaj.

Po ashtu, ish-kryeministri i Kosovës, ka thënë se për këtë rast duhet një hetim ndërkombëtar. 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments