Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeDeputeti i LDK-së, Anton Quni, tha në “Pressing” në T7 se synimi...

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, tha në “Pressing” në T7 se synimi i terroristëve nuk ka qenë që të rrinë brenda në Manastirin e Banjskës, por të kapin objektet strategjike nga ku do të kontrollonin depërtimin e forcave tona. “Kam bindjen që kanë qenë përkohësisht brenda ambientit të Manastirit, kurse synimi i tyre ka qenë kapja e objekteve strategjike, nga ku munden me kontrollu depërtimin e forcave tona”, tha Quni në Pressing, transmeton Gazeta Express. Lexo Edhe: Nuk sëmurem sepse pastroj enët e mia të gjakut. Shënoni recetën Reagon sërish Klinaku: I kërkoj falje publikut të gjerë, e kam vlerësuar a… “Operacioni si ky nuk mund të zhvillohet pa vëmendjen e një shteti të fuqishëm. Prapa tyre ka qëndru një logjistikë e fortë, një motivim, një dritë e gjelbër që ja ka dhanë lejen që tani ju mundeni me fillu me ditën 1. Jam i bindur se të arrestuarit do të tregojnë se si ka fillu zingjiri komandues, kush u ka mbajt instruksionet, kush i ka motivu. Në cilat ambiente kanë qenë të strehuar. Mund të shndërrohen në dëshmitaë bashkëpunes”, u shpreh ai.

Ndonëse kanë kaluar dy ditë që nga sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës, nga grupet kriminale serbe, të cilët vranë rreshterin Afrim Bunjaku dhe plagosën një zyrtar policor, Policia e Kosovës ka vijuar me bastisje dhe patrullime të shumta.

Bastisjet kanë vazhduar edhe sot, në Banjskë dhe përreth fshatit, ku janë sekuestruar armë dhe janë arrestuar persona të dyshuar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Veton Elshani, ka konfirmuar  se tashmë ka përfunduar operacioni i kontrollit dhe bastisjes në këtë zonë.

“Sot në orët e pasdites ka përfundu Operacioni i kontrollit dhe bastisjes në zonën e Banjskës. Nesër në orët e paraditës do të vendoset për hapat e mëtejm” tha Elshani për Indeksonline.

Kujtojmë që vetëm në aksionin e së dielës, Policia ka sekuestruar arsenal armësh, përfshirë armë të kalibreve të rënda, mitraloza, snajperë, minahedhës, dhjetëra AK-47 dhe karikatorë, jelekë antiplumb, uniforma dhe çanta ushtarake, automjete të blinduara, e kështu me radhë./

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments