Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKryediplomatja gjermane, e veçon Serbinë si palë që duhet të bëjë thirrje...

Kryediplomatja gjermane, e veçon Serbinë si palë që duhet të bëjë thirrje për ndaljen e dhunës

Kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock, ka thënë se pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës në Veri, të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për rolin e tyre për paqe.

Ajo në një reagim të bërë para pak minutash ka thënë se në situatën e tensionuar në Ballkanin Perëndimor, përgjegjësia matet me atë që palët do të bëjnë për të de-përshkallëzuar situatën.

Këtu shefja e diplomacisë gjermane ka veçuar Serbinë, duke thënë Beogradi zyrtar duhet të bëjë thirrje pa dyshim për heqje dorë nga dhuna.

“Pas sulmit ndaj policisë në Kosovë, të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për rolin e tyre në paqe. Në situatën e tensionuar në Ballkanin Perëndimor, përgjegjësia matet me atë që bëni për de-përshkallëzimin. Serbia në veçanti duhet të bëjë thirrje pa mëdyshje për heqjen dorë nga dhuna”, ka thënë Baerbock.

Dje në Kosovë ka qëndruar edhe emisari gjerman, Manuel Sarrazin, i cili ka dënuar ashpër sulmin e armatosur dhe e ka cilësuar si akt terrorist.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments