Thursday, November 28, 2024
HomeLajmeKosovaParaburgim edhe për dy serbët e përfshirë në sulmin terrorist në Banjskë...

Paraburgim edhe për dy serbët e përfshirë në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të dyshuarve Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq (secilit veç e veç), të cilët dyshohen për sulmin terrorist të së dielës në Banjskë.

Lajmin e ka konfirmuar avokati i të dyshuarit Dushko Maksimoviq, Dejan Vasiq.

Avokati Vasiq bëri të ditur se ndaj këtij vendimi, do të ushtrojnë ankesë në Gjykatën e Apelit.

Vendimi i gjykatës vjen pas mbajtjes se seancës dëgjimore, për t’u shqyrtuar kërkesa e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktim të paraburgimit.

Ndryshe, për  të dyshuarinVladimir Toliq Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar të hënën masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments