Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaSulmi në veri, Sveçla për BBC: Serbia mendon që me terrorizëm mund...

Sulmi në veri, Sveçla për BBC: Serbia mendon që me terrorizëm mund ta ndryshojë situatën

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në një intervistë për BBC është deklaruar për sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit.

“Dje herët në mëngjes është sulmuar patrulla e policisë e cila ishte në detyrë normale. Ishin sulmuar policët e njësisë së rendit publik që bënin patrullim të zakonshëm dhe në këtë sulm për fat të keq një polic ynë vdiq dhe një tjetër u plagos dhe pas kësaj kemi dërguar njësi të tjera për të nxjerrë policin e plagosur. Kemi parë dy kamionë që kanë bllokuar rrugën dhe më pas kanë vazhduar sulmet ndaj njësive të tjera policore dhe zgjati gati një ditë”, u shpreh Sveçla.

Tutje, Sveçla ka thënë se ka një rrugë për kthim në tavolinën e negocimeve.

Por ka shtuar se ajo çfarë duan është që të gjithë të ndihen të sigurt.“Ka një rrugë kthimi në negociata dhe padyshim ajo që duam të bëjmë është të sigurohemi që të gjithë të ndihen të sigurt dhe të sigurojmë sundim të ligjit dhe siguri për çdo qytetar. Fatkeqësisht, Serbia mendon që duke organizuar sulme terroriste mund ta ndryshojë situatën në terren, çka nënkupton se mund ta vendosë këtë nën tavolinën e bisedimeve”, ka thënë ai

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments