Saturday, November 16, 2024
HomeLajmeKosovaVuçiq i kërkon falje popullit serb për atë që ndodhi sot në...

Vuçiq i kërkon falje popullit serb për atë që ndodhi sot në veri

Presidenti serb ka dalur në konferencë për media pas tërë asaj që ndodhi sot në veri të Mitrovicës.

Vuçiq ka thënë se ishte ditë e rëndë për Serbinë dha i ka kërkuar falje popullit serb.

“Kjo është sigurisht një nga ditët më të vështira për vendin dhe popullin tonë që nga viti 2004. Iu kërkoj falje qytetarëve që nuk mundëm të bënim asgjë më herët. Siç e dini, që nga viti 1999 nuk kemi pasur kontroll efektiv mbi Kosovën. Tani jemi duke e përgatitur terrenin për të marrë vendimet e duhura. Sipas informacioneve që disponojmë, thuhet se tre serbë kanë vdekur në Kosovë. Dy mbetën të plagosur rëndë, ndërsa frika se ka mbetur i vrarë edhe personi i katërt është e madhe. Ata përdorën snajperë dhe goditën shtëpi private në Banjskë, ku nuk kishte njeri, ku ishin ulur pleq në shtëpi” ka thënë Vuçiq.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments