Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeRama ndan foton nga OKB: Shqipëria ulet sot në krye të tryezës...

Rama ndan foton nga OKB: Shqipëria ulet sot në krye të tryezës së Këshillit të Sigurimit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot mesazh përmes një fotoje nga oborri i Këshillit të Sigurimit të OKB, ku sot presidenca shqiptare do të drejtojë një nga seancat më të rëndësishme të dekadës së fundit,

“Mirëmëngjesi, dhe me këtë foto nga oborri i OKB-së, ku sot Shqipëria do të ulet në krye të tryezës së Këshillit të Sigurimit, për të drejtuar një nga seancat më të rëndësishme të dekadës së fundit, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë“-shkruan Rama në Facebok.

Ora 11:00 e kësaj të mërkure do ta gjejë kryeministrin Edi Rama në drejtimin e mbledhjes të Këshillimit Sigurimit, ku për të dytën herë Shqipëria mban Presidencën. Tema për diskutim në Këshill do të jetë “mirëmbajtja e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”.

Rama, i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani zhvilloi dje takime me shefin e diplomacisë angleze James Cleverly dhe ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah Bin Zayed Bin Sultan Al Nahyan

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments