Tuesday, October 22, 2024
HomeLajme“KFOR-i vendimtar për sigurinë në Kosovë”, QUINT’i në Serbi falënderon Ristuccia’n për...

“KFOR-i vendimtar për sigurinë në Kosovë”, QUINT’i në Serbi falënderon Ristuccia’n për punën

QUINT dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur mirënjohje për komandantin e KFOR’it në Kosovë, Gjeneral Ristuccia.

Kështu, ambasadori i Italisë në Serbi, Luca Gori, ka shkruar për takimin me të. Aty ka qenë edhe ambasadori i SHBA-ve në Beograd, Christopher Hill.

Në këtë takim KFOR’i ka potencuar se misioni i KFOR-it është vendimtar për sigurinë në Kosovë.

”Si QUINT+EU shprehëm mirënjohjen tonë për komandantin e @NATO_KFOR, Gjeneral Ristuccia, për punën e tij të shkëlqyer. KFOR-i mbetet një mision vendimtar për sigurinë në Kosovë dhe në rajon”, ka shkruar Gori.

Në Veri të Kosovës ka pasur situatë të tensionuar gjatë muajve të kaluar. SHBA dhe BE kanë kërkuar vazhdimisht nga të dy palët de-eskalim. Kosova ka bërë një marrëveshje de-eskalimi me BE-në, megjithatë Brukseli zyrtar vazhdon të pohojë se në Veri nuk ka ndodhur deskalimi i plotëduke kërkuar edhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në 4 komunat veriore.

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments