Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeSHBA ulë për 50 % investimet në Kosovë

SHBA ulë për 50 % investimet në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë njofton për “rezultate pozitive për ekonominë tonë”. Siç u bë e ditur, investimet e huaja direkte në Kosovë “janë në rritje të vazhdueshme”.

Sipas të dhënave që ka siguruar Indeksonline nga ky dikaster, ajo që bie në sy është rënia për rreth 50 % e investimeve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për periudhën janar-qershor 2023 nga SHBA ka 25.35 milionë euro investime, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (2022) ku kishte investime 48.39 milionë euro.

SHBA në 2022 mbante vendin e tretë për investime në Kosovë, kurse këtë vit ka rënë në vendin e gjashtë.

Në tabelën e mëposhtme që ka siguruar Indeksonline shihet edhe rënia e investimeve nga shtetet tjera siç janë: Gjermania, Zvicra, Shqipëria e Sllovenia.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments