Wednesday, October 23, 2024
HomeLajmeAbdixhiku publikon pjesën e dytë të programit/ koeficienti i pagave në sektorin...

Abdixhiku publikon pjesën e dytë të programit/ koeficienti i pagave në sektorin publik 125 euro në vitin e parë të mandatit

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka publikuar pjesën e dytë të programit të kësaj partie, ku një nga zotimet është edhe rritja e koeficientit për pagat e sektorit publik, 125 euro në vitin e parë të mandatit dhe 135 në atë të fundit.

Po ashtu janë premtuar edhe projekte infrastrukturore, përfshirë edhe stadiume rajonale.

Një tjetër premtim është edhe kodimi në shkolla që do të bëhet i obligueshëm, si dhe trajnim të 40 mijë të rinjeve.

Kryetari i kësaj partie opozitare, Lumir Abdixhiku, ka shkruar në Facebook, të hënën se kanë program të detajuar për zotimet e tyre.

Ai ka paralajmëruar një konventë të LDK-së ku do të bëhet shpalosja e zotimeve për synimin e LDK-së për ta qeverisur Kosovën.

”PJESA E DYTË e 100 projekteve dhe zotimeve kryesore të ‘Rrugës së Re’. Ju faleminderit për gjithë interesin e treguar dhe mbështetjen e dhënë ndaj pjesës së parë”.

”Këto, vlerat e orientimet themelore, do t’i shpalosim në Konventën e ardhshme të Lidhjes Demokratike të Kosovës; dhe nga aty në çdo komunikim pas. Kemi një program të detajuar, të bëshëm e zhvillimor. Një që i përgjigjet sfidave dhe krizave të kohës. Një që na nxjerrë nga ngufatja e tanishme e zymtësia mbytëse”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

”Le të flasim për të ardhmen. Ajo është e ndritshme. ‘Rruga e Re’ na shpie atje. Ne kemi gjetur rrugën përpara; është koha ta bëjmë të njëjtën së bashku”, ka thënë ai. /Gazeta Express

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments