Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeMPJ nënshkruan kontratë 741 mijë euro për bileta aeroplani (Dokument)

MPJ nënshkruan kontratë 741 mijë euro për bileta aeroplani (Dokument)

Ministria e Punëve të Jashtme ka nënshkruar kontratë me “AS TRAVEL CLUB” SH.P.K., për shërbime të transportit ajror.

Ndonëse në njoftimin e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) nuk është bërë e ditur kohëzgjatja e kontratës, vlera e saj është 741 mijë euro.

Kontrata është nënshkruar të premten ndërsa e njëjta është futur menjëherë në realizim.

Ditë më parë edhe Qeveria e Kosovës kishte ndarë 241 mijë e 298 euro për bileta aeroplani për një periudhë tre vjeçare.

Këtë kontratë e kishte fituar grupi i operatorëve ekonomik “Prime Tours&Travel SH.P.K dhe Airvoyage SH.P.K.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments