Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaKurti tregon një pjesë nga biseda që e bindi se ai “është...

Kurti tregon një pjesë nga biseda që e bindi se ai “është koordinuar me Lajçakun”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se në takimin e 14 shkurtit në Bruksel “doli e vërteta”. Ai tregoi një pjesë të bisedës, që siç thotë ai, e ka bërë të kuptojë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ndërmjetësi i BE-së, Miroslav Lajçak ishin koordinuar, raporton Gazeta Express.

Kurti tha se ndërsa kishte kërkuar ta shihte propozimin e Serbisë për zbatimin e marrëveshjes, Lajçak kishte ndërhyrë.

“Në një moment, gjatë bisedimeve, kur unë i them ‘cili është propozimi i palës serbe’, dhe i them Vuçiqit, i them Lajçakut, Borrell i thotë po ashtu Vuçiqit ‘cili është propozimi juaj’. Dhe mandej Lajçak thotë ‘jo jo e kanë dhënë më herët këta’. Nuk kishte propozim”, tha Kurti.

Kryeministri foli për “asmietri drastike” në qasjen e BE-së në dialog, duke thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe u kërkua para gjithçaje tjetër.

“Refuzimi i të ashtuquajturi kompromis të emisarit Lajçak nuk është bërë më 14 shtator, është bërë më 19 korrik. Zv/kryeministri Besnik Bislimi e ka refuzuar atë propozim. Pra, ai ma solli mua më 14 shtator atë që e ka refuzuar Besnik Bislimi më 19 korrik. Ai është propozim i refuzuar, nuk do të duhej të vinte më. Të them të drejtën nuk erdhi. Pas takimit e kanë nxjerrur atë 19 korrikun. Dhe e ka nxjerrë nëse s’gaboj Peter Stano, zëdhënësi atje, s’e ka nxjerrë Lajçaku”, tha Kurti.

“Pala tjetër s’kishte pasë bërë propozime kurrë”, tha ai.

“Shtrohet pyetja pse ne s’e kemi marrë vesh më herët këtë gjë”, tha Kurti, duke shtuar se kishin pritur që Lajçak “është duke e gjetë një kompromis mes këtyre dy propozimeve”.

“Sa më konstruktiv dhe kreativ unë, qaq më nervozë dhe të padrejtë ata”, tha ndër tjerash Kurti, në një konferencë për media.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments