Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaKurti: Në Bruksel u gjenda përballë një skenari të koordinuar Vuçiq-Lajçak, u...

Kurti: Në Bruksel u gjenda përballë një skenari të koordinuar Vuçiq-Lajçak, u godit e ardhmja e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se të enjten në Bruksel “pati një pozicionim të qartë të ndërmjetësit kundër Kosovës” dhe se në takimin me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq u ekspozua “përballë një skenari” të emisarit të Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak.

“Ata kanë shkuar shumë larg me goditjen e të ardhmes së Kosovës”, theksoi Kurti në një konferencë për media, ku doli së bashku me zëvendësin e tij, Besnik Bislimi.

Kurti tha se Vuçiq dhe Lajçak ishin të koordinuar, raporton Gazeta Express.

“Në takimin trilateral, u ekspozova përballë një sklenari të cilin z. Lajçak dukej se e kishte dizejnuar kohë më parë”, tha Kurti.

Ai tregoi se e kishte prezantuar propozimin e tij për zbatimin e marrëveshjes, ndërsa tha se ndaj tij Vuçiq dhe Lajçak reaguan “me të njëjtin mendim”, duke e shpërfillur.

“Presidenti i Serbisë dhe Miroslav Lajçak reaguan me të njëjtin mendim dhe me të njëjtën shpërfillje të koordinuar. Të dy thanë që ky plan është shumë jorealist”, tha Kurti.

Kurti tha se “ose do e zbatojmë marrëveshjen bazike në tërësi, ose s’mund t’i zbatojmë vetëm ato që i do Serbia”.

Kryeministri i Kosovës tha se ndërmjetësit dhe Vuçiqi u interesuan specifikisht për Asociacionin.

“Ftesa për takim e përfaqësuesit të lartë nuk kishte përcaktuar ndonjë pikë specifike të rendit të ditës. Megjithgatë, aty thuhej që qëllimi i takimit është diskutimi për planin e zbatimit të marrëveshjes bazike”, tregoi paraprakisht Kurti, duke theksuar se që në takimin e parë me ndërmjetësit iu kërkua të kalohet te Asociacioni.

“Në takimin e parë, m’u kërkua që të kalojmë menjëherë në një proces negocimi të statutit të përcaktuar në nenin 7 të marrëveshjes bazike në lidhje me nenin 10. Ua bëra të qartë që një hap të tillë nuk mund ta ndërmerrnin pa u dakorduar në mënyrë të plotë për planin e zbatimit të sekuencuar”, tha Kurti, duke shtuar se “s’pati as dakordim minimal”.

“Sekuencimi duhej të bëhej në mënyrë të tillë që të ishte e pranueshme edhe për Serbinë, e cila e donte Asociacionin si prioritet dhe heqjen e neneve të njohjes ‘de facto’. Që aty ua bëra të qartë se sekuencimi nuk kërkonte një negociatë të re”, tha kryeministri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments