Tuesday, October 22, 2024
HomeLajmeKosovaRasti “Subvencionet 3”: Dënohen 4 persona me nga 6 muaj burgim, njëri...

Rasti “Subvencionet 3”: Dënohen 4 persona me nga 6 muaj burgim, njëri nga ta detyrohet t’i kompensojë 63 mijë euro

Katër persona janë dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, në lidhje me rastin e ashtuquajtur “Subvencionet 3”, që kanë të bëjnë me keqpërdorime në sektorin e bujqësisë në lidhje me subvencionet.

Bejtush Gashi është dënuar me gjashtë muaj burgim për marrje të ryshfetit.I akuzuari tjetër Hasan Maxharraj po ashtu është dënuar me gjashtë muaj burgim për dhënie të ryshfetit, derisa bëhet e ditur se të njëjtit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

I akuzuari Arbër Avdiaj është dënuar për dhënie ryshfeti me 6 muaj burgim dhe 1 mijë euro gjobë. Ky i akuzuar detyrohet që t’ia kompensoj buxhetit të shtetit 63 mijë euro

Dhe po ashtu akuzuari Sadush Kabashi është dënuar për dhënie ryshfeti me 6 muaj burgim.

Këta persona të cilët sot janë dënuar ishin akuzuar se kanë dhënë e marrë ryshfet me qëllim të përfitimit nga subvencionet e ndryshme në sektorin e bujqësisë. /Dukagjini

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments