Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaItalia goditet nga një tërmet

Italia goditet nga një tërmet

Një tërmet me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter, sipas Institutit të Gjeologjisë dhe Vullkanologjisë të Italisë, ka ndodhur në orët e para të së hënës në veri të Italisë, në rajonin e Toskanës. Nuk ka ende raporte për dëme.

Transmetuesi shtetëror italian (RAI) raportoi se tërmeti ishte me qendër tre kilometra në jugperëndim të qytetit të Maranti, në verilindje të Firences. Ai u ndje si në Firence ashtu edhe në Emilia Romagna.

Në fakt, sipas Shërbimit Gjeologjik Amerikan (USGS), tërmeti ka qenë me magnitudë 5.1 ballë.

Lëkundjet kanë ndodhur në orën 5.10 të mëngjesit me orën lokale dhe sipas institutit italian ka pasur një thellësi fokale prej 8 kilometrash.

Një sizmolog italian komentoi në televizionin italian se duket se lëkundja me magnitudë 4.8 ka qenë tërmeti kryesor. Deri më tani, pasgoditja më e fortë ishte vetëm 2.8 ballë.

Një zyrtar lokal në Maradi tha se njerëzit dolën në rrugë të frikësuar, por nuk pati raportime për dëme të konsiderueshme ose lëndime. Megjithatë, ai shtoi se hetimet po vazhdojnë në këtë drejtim, veçanërisht në shkolla. Maranti është një qytet i vogël me 3140 banorë.

Nga rajoni i Emilia-Romagna, fqinjë me Toskanën, RAI thuhet se tërmeti ishte shumë i fortë dhe ngjalli kujtime të tërmetit vdekjeprurës të vitit 2012.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments