Para dyerve të objektit të Eulex-it në Fushë Kosovë qëndruan zyrtarë të Policisë së Kosovës.
Kjo pasi që Organizata e Veteranëve të Luftës kishte paralajmëruar protestë aty, si formë pakënaqësie me bastisjet e fundit që ZPS po kryen nëpër shtëpitë e bashkëluftëtarëve të tyre.
Ani pse në protestë shihejqë nuk do të merrnin pjesë me shume se rreth 50 persona, aty ishin të ftuar Njesia Speciale e Kosovës, karabinierë italian dhe ekipe mjekësore.
Ora 12:00 ishte koha kur pritej të fillonte gjithçka.
Atëherë mori fjalën edhe ud. i kryetarit të OVL-UÇK-së Faton Klinaku.
Sipas tij, këto institucione po bëjnë “filma” dhe se shteti nuk është duke ndërmarrë asnjë veprim.
“Dhomat e Specializuar të Kosovës gjykojnë vetëm shqiptarët, po jo krimet e kryera në Kosova, por jo krimet dhe maskat që i ka shkaktuar pushtuesi serb ndaj civilëve. Ato gjykojnë luftën tonë çlirimtare”
I njejti akuzoi zyrtarët e EULEX-it për sjellje jo njerëzore.
“Po i marrin telefonat, njeri në tavolinë“
Gjate protestës, veteranet ben edhe nje veprim simbolik.
Kjo shënoi edhe fundin e protestës.
Protestuesit filluan të shpërndahen të qetë, ani pse disa prej tyre preferonin të qëndëronin edhe pak para zyreve.
Ndër ta ishte edhe kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj që tregoi se pse po mbështet këtë protestë.
“Mos reagimin e institucioneve të Kosovës, lidhur me presion ndaj qytetarëve të thjeshtë të Kosovës”
Kurse të ashpër në deklarimet e tyre ishin edhe protestues te tjerë
Me urdhër të ZPS-së janë sekuestruar telefonat e ish-komandantit në Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafës – Remit, ish të burgosurit politik, Nait Hasanit, dhe Arben Mustafës, vëllait të ish-komandat Salih Mustafës – Calit.
Ndërsa, përveç vëllait të “Calit”, njësitet e EULEX-it një ditë më parë kanë kryer një bastisje edhe në shtëpinë e Behar Berishës, ish-pjesëtarit të UÇK-së i cili ishte bashkëluftëtar i Salih Mustafës.
https://www.facebook.com/watch/?ref=embed_video&v=6506471822733665