Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaGjini: Ka ministra të Kurtit që po i lutin ndërkombëtarët për me...

Gjini: Ka ministra të Kurtit që po i lutin ndërkombëtarët për me iu gjetë vende të punës

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka bërë një deklaratë bombastike në ATV duke thënë se ka disa ministra në Qeverinë Kurti të cilët po kërkojnë “vende kredibile të punës” tjetërkah.

Sipas Gjinit, janë më shumë se dy ministra të tillë, të cilët takohen vazhdimisht me personalitete ndërkombëtare për të ikur nga Qeveria e për të gjetur punë.

“Ka ministra të cilët janë t’u lypë vende të punës, janë t’u i lutë të tjerët me iu gjetë vende të punës. Ta kesh të sigurt që ka ministra në Qeverinë Kurti të cilët takohen me personalitete të rëndësishme ndërkombëtare dhe kërkojnë vende të punës. Jo pse frigohen për diçka tjetër po kanë mbetë aty”, deklaroi ai.

Këtë fakt, Gjini tha se e dinë edhe disa të tjerë.

“E di që sonte më ndijnë, mos u tutni se s’ju përmendi emrat. Po nuk jam veç unë ai që e di këtë fakt, ka shumë njerëz që e dinë.”

Sipas kryetarit të Gjakovës nga AAK-ja, kjo tregon shumë për Qeverinë Kurti.

“Kur dikush është ministër është absurd i llojit të vet me kërku vend të punës për shkak se politika është një aktivitet i cili të mban. Fakti që lypin vende të punës tregon shumë. Janë më shumë se dy, që i di unë, që lypin vende kredibile të punës. Janë të pasigurtë, ndihen të pasigurtë, kanë dilema”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments