Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaMarrëveshja me USAID-in, Hovenier: Konfirmohet partneriteti i SHBA-së me popullin e Kosovës

Marrëveshja me USAID-in, Hovenier: Konfirmohet partneriteti i SHBA-së me popullin e Kosovës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, është deklaruar pas nënshkrimit të marrëveshjes mes USAID-it dhe Kosovës, përmes së cilës kjo e fundit përfiton grant prej rreth 35 milionë eurosh, raporton Gazeta Sinjali.

Hovenier në një fjalë rasti gjatë ceremonisë, tha se është e duhur që të konfirmohet sërish partneriteti i qëndrueshëm dhe afatgjatë i SHBA-së me popullin e Kosovës.

“Mendoj se është e duhur që të konfirmojmë sërish partneritetin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të SHBA-së me popullin e Kosovës. Ky fond do të mbështesë qëllimet strategjike të ShBA-së për Kosovën siç janë: Avancimin e integrimit të Kosovë në institucionet evropiane dhe euroatlantike, përpjekjen për promovimin e rritjes së përparimit ekonomik dhe përpjekjet për zhvillimin e qeverisjes së mirë”, tha ai.

Sipas tij, nga viti 1999, ShBA-ja ka investuar më shumë se dy miliardë dollarë në Kosovë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments