Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosova“Kërcimi së larti në Veternik”, “Noti në Stacionin e Autobusëve”, “Boks në...

“Kërcimi së larti në Veternik”, “Noti në Stacionin e Autobusëve”, “Boks në Kuvend”, shaka të shumta lidhur me Lojërat Mesdhetare në Kosovë

Në rrjetet sociale kanë shpërthyer shakatë pas lajmit që Kosova do t’i pres Lojërat Mesdhetare 2030, që janë një ngjarje e madhe sportive që organizohen çdo katër vjet nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetar.

“CoolnFresh Magazine” e cila është një faqe satirike në Facebook, së fundmi ka publikuar disa fotografi lidhur me Lojërat Mesdhetare 2030.

Siç thuhet në postimin e kësaj faqe, gëzimi për mbajtjen e Lojërave Mesdhetare është i madh, ndërsa thonë se kanë bërë edhe fotografimin e disa garuesve.

Në një fotografi e cila është bërë montazh, shihet kinse një garues po bën kërcimin nga lartë në Veternik.

Kurse, në një tjetër, një notues shihet duke bërë not në stacionin e autobusëve, ku shpesh-herë pas reshjeve të shiut, ajo pjesë bëhet e pakalueshme.

Sa i përket boksit, CoolnFresh ka publikuar fotografinë e Kuvendit të Kosovës, ku së fundmi në Kuvend u përleshen fizikisht deputetët dhe ministrat. /Telegrafi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments