Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Studenqan të Suharekës.
Kapllan Beqaj 58-vjeçar ka vdekur, pasi e zuri traktori me dru, në malet e këtij fshati.
I ndjeri kishte shkuar për të prerë dru në mal, por aty gjeti vdekjen.
Beqaj ishte ushtari i UÇK-së dhe TMK-së.