Kuvendi i Republikës së Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, ku do të hapen dyert për qytetarët që dëshirojnë të vizitojnë institucionin e tyre përfaqësues, si dhe do të ketë disa aktivitete.
Kjo është agjenda:
10:00 – Hapja e dyerve të Kuvendit
10:00 – Ceremonia e Hapjes së Ditës së Demokracisë. Merr pjesë Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit (Holli i Kuvendit)
10:00 – Panairi i organizatave të shoqërisë civile (Holli i Kuvendit)
10:30 – Punëtori për Demokraci – Demos-ti (Oborri i Kuvendit)
11:00 – Lojë shahu nga persona të verbër (Holli i Kuvendit)
11:15 – Publikimi i Doracakut për Nisma Legjislative Qytetare nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (Salla 506)
14:00 – Publikimi i video-intervistave me nxënës filloristë – Programi mbështetës i Parlamentit të Zvicrës