Thursday, November 28, 2024
HomeLajmeKosovaArrestimi i zyrtarit për marrje ryshfeti, reagon Komuna e Deçanit

Arrestimi i zyrtarit për marrje ryshfeti, reagon Komuna e Deçanit

Komuna e Deçanit ka dalë me sqarim lidhur me arrestimin e një punonjësi që sipas Policisë së Kosovës punon në Qendrën Komunale të Regjistrit Civil – Deçan.

 

 

Në reagimin e kësaj komune thuhet se i dyshuari H.I. është nënpunës që vepron në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Njoftojmë opinionin publik dhe gjithë qytetarët e Deçanit dhe të Republikës së Kosovës, se i dyshuari, H.I., (viti i lindjes 1964, mashkull kosovar), nënpunës në Qendrën e Regjistrimit Civil – Deçan, nuk është punëtor i Institucionit të Komunës së Deçanit por njësisë së veçantë të kësaj Qendre, që vepron nën kompetencat e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe se Komuna e Deçanit nuk ka asnjë përgjegjësi për funksionimin apo administrimin e kësaj Qendre, sepse ata menaxhohen nga MPB-ja dhe ndarja e përgjegjësive është e qartë, madje ata kanë edhe objektin e tyre të veçantë të punës”, thuhet në reagim.

Tutje, deklarohet se i dyshuari H.I. ka një periudhë kohore që është transferuar në pozitën e njëjtë në Komunën e Junikut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments