Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar pas bastisjeve tek banesa e familjes së heronjve Fahri e Bahri Fazliu, shkruan Gazeta Express.
Ai tha Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë është e poshtër, pasi sipas tij nuk ka shtet serioz.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, në mungesë të fakteve, vazhdojnë me filmat e tyre.
Që në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë filluar bastisjet e banesës së familjes së heronjve Fahri e Bahri Fazliu në ‘Kodrën e Diellit’ në Prishtinë.
P.S
ZPS janë të poshtër, meqenëse nuk ka shtet serioz”, ka shkruar Klinaku.