Monday, November 25, 2024
HomeLajmeSa janë gjasat e Shqipërisë që të luajë në Euro 2024 kur...

Sa janë gjasat e Shqipërisë që të luajë në Euro 2024 kur i kanë mbetur edhe tri ndeshje

Shqipëria ka marr një fitore të madhe kundër Polonisë me rezultat 2-0 në kualifikimet për Euro 2024, fitore që e ka dërguar në vendin e parë.

Në një grup me ekipe si Republika Çeke dhe Polonia, për Shqipërinë dukej i vështirë kualifikimin për Euro 2024, por me grupin që kishte, nuk kishte asnjë dyshim që djelmoshat kuqezi do të provonin gjasat.

Ardhja e Sylvinhos i përzgjedhës duket se ndryshoi atmosferën në ekipin kombëtar, që me Edi Reyan dhe formacionin e tij 5-3-2, dukej që ishte e keqe.

Ardhje të reja, frymë e re dhe strategji e re nga braziliani bën që Shqipëria të luajë më bindshëm, më fuqishëm dhe më me dëshirë.

Edhe pse humbën ndeshjen e parë ndaj Polonisë si mysafir 1-0, kuqezinjtë nuk ishin aspak inferior dhe luajtën si të  barabartë.

Reklama

Pas kësaj ndeshje ndeshjet e qershorit, ku erdhën dy fitore radhazi, ndaj Moldavisë fillimisht me rezultat 2-0 me golat e Jasir Asanit dhe Nedim Bajramit.

Ndeshja e dytë ishte ndaj Ishujve Faroe ku Shqipëria fitoi si mysafir me rezultat 3-1 me golat e Nedim Bajramit, Kristjan Asallanit dhe Ernest Muçit.

Tash në ndeshjet e muajit shtator Shqipëria mori katër pikë ndaj dy rivalëve direkt.

Fillimisht barazoi ndaj Çekisë si mysafir me rezultat 1-1 me golin e shënuar nga Nedim Bajrami, pastaj sot fitoi me rezultat 2-0 ndaj Polonisë.

Golat e Jasir Asanit dhe Mirlind Dakut i dhanë Shqipërisë fitoren e tretë në grupe.

Shqipëria aktualisht ka 10 pikë, me tri fitore, një barazim dhe një humbje, që e bën lider të grupit.

Pas tyre vjen Republika Çeke që ka arritur të tubojë 8 pikë deri më tani, por ka një ndeshje më pak se sa Shqipëria.

Moldavia është e treta me 8 pikë po ashtu, ndërsa Polonia ka 6 pikë. Të fundit me një pikë janë Ishujt Faroe.

 

Shqipëria nga tri ndeshjet e mbetura, dy i luan në shtëpi, ndaj Çekisë dhe Ishujve, ndërsa ndaj Moldavisë luan si mysafir.

Fitorja në shtëpi ndaj Çekisë do t’i jepte shtysë të madhe për pozitën e parë dhe një fitores tjetër mes Moldavisë dhe Ishujve Faroe, do të thoshe se Shqipëria do të luajë në Euro 2024.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments