Kosova ka arritur një barazim të madh ndaj Zvicrës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultatin 2:2
Pas ndeshjes, Granit Xhaka u shpreh shumë i pakënaqur me lojën dhe stërvitjen e skuadrës javën e fundit.
Me deklaratat e tij, ai indirekt sulmoi trajnerin Murat Yakin, i cili ishte zemëruar me këto deklarata.
“U stërvitëm si zakonisht, gjithçka ishte nën kontroll. Sigurisht që nuk mundëm të zbatonim gjithçka që kishim planifikuar. Por aty ka edhe një kundërshtar. Nuk mund të supozojmë se thjesht do të marshojmë përmes këtij grupi”, tha fillimisht Yakin.
Është e qartë: Yakin nuk është aspak i lumtur për fjalët e Xhakës. Dhe thotë: “Do të diskutoj privatisht me Granitin se cila është ideja pas deklaratave të tij”.