Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmePetkoviq: Bislimi ikën nga tema e Asociacionit si djalli prej kryqit

Petkoviq: Bislimi ikën nga tema e Asociacionit si djalli prej kryqit

Drejtori i të ashtuquajturës “zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë dhe shef i ekipit negociator të Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar pas intervistës së fundit të kryenegociatorit kosovar dhe numrit dy të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, të dhënë për mediumin serb “Danas”.

Petkoviq pretendon se Kosova e drejton gishtin kah Serbia kur vije puna për përmbushjen e marrëveshjeve, por sipas tij “faktet flasin të kundërtën”. Kur e thotë këtë, Petkoviq përmend Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, duke thënë se Kosova ka dhjetë vjet që refuzon ta formojë, edhe pse “është obligim më i madh i Kurtit dhe Bislimit në dialog”.

“Prandaj Bislimi ikën nga tema e Asociacionit si djalli nga kryqi, duke prentenduar se ky obligim nuk ekziston. Megjithatë kjo mënyrë nuk do të funksionojë me ndërmjetësuesit në dialog, sepse ata janë të vetëdijshëm për pabesueshmërinë dhe paqëndrueshmërinë e negociatorëve të Prishtinës”, ka thënë Petkoviq.

Petkoviq ndërkohë ka shfrytëzuar rastin të sulmojë edhe mediumin “Danas” ku Bislimi ka dhënë intervistë, me pretendimin se Bislimi përmes kësaj gazete “ka provuar të bind të painformuarit”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments