Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se gjatë vizitës në selinë e NATO’s në Bruksel është takuar edhe me përfaqësuesit e përhershëm të shteteve të QUINT’it në NATO, ShBA’së, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Italisë, raporton Express.
Osmani ka deklauar se me ta ka diskutuar për sfidat e sigurisë në rajon dhe siç ka thënë rolin konstruktiv të Kosovës.“Diskutuam sfidat e sigurisë në rajon dhe rolin konstruktiv të Kosovës. Eksploruam bashkërisht mundësi kreative për përparim në kohë reale dhe integrim euroatlantik”, ka shkruar Osmani.