Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaBlerta Deliu ka ngritur sot padi për shpifje ndaj Ministres së Drejtësisë,...

Blerta Deliu ka ngritur sot padi për shpifje ndaj Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga PDK, Blerta Deliu-Kodra, ka ngritur sot padi për shpifje ndaj Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ministrja Haxhiu ka deklaruar se deputetja Deliu ka marrë 2500 euro pa shkuar në Komision për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

Për këtë arsye, Deliu thotë se nuk frikësohet që të ngrejë padinë ndaj ministres, për të cilën thotë se ka shpifur për këtë çështje.

“Shpifjeve të pushtetit i përgjigjemi me padi. Në Gjykatë, sot kam dorëzuar padinë për shpifje ndaj Ministrses së Drejtësisë, Albulena Haxhiu – aty ku të pavërtetat e saj në studio televizive pres të marrin përgjigjen e merituar”, ka thënë Haxhiu.

Deliu ka thënë se “tendenca që me shpifje dhe fyerje ndaj opozitës me e zhvendosë vëmendjen nga skandalet korruptive të kësaj qeverie, nuk kalon”.

“As nuk frikësohemi e as nuk zmbrapsemi nga angazhimi ynë për të denoncuar krimin dhe korrupsionin e këtij pushteti. Shihemi në gjykatë, Ministre”, ka shkruar Deliu-Kodra.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments