Deputeti i LVV-së Agon Batusha tha se kërkesat e BE-së dhe SHBA-së do të hasin në vesh të shurdhër, nëse ato nuk përkojnë me qëndrimet e pushtetit.
I pyetur nëse Qeveria do të lëshojë pe LVV në kërkesat e BE-së dhe SHBA-së, Batusha u përgjigj: “Jo, duhet t’i kemi qëndrimet tona”.
Tutje Batusha tha se edhe pse presidenti serb Aleksandër Vuçiq po ndërhyn në punët e brendshme të Kosovës, BE-ja nuk është ngutur për ta ndëshkuar atë, njëjtë siç ka vepruar me Kosovën.
“Zgjedhjet në veri u bojkotuan me urdhër të Vuçiqit, pavarësisht se kemi një marrëveshje në Bruksel dhe në Ohër që Kosova është shtet dhe se integriteti territorial dhe sovraniteti nuk cenohen dhe se Serbia nuk duhet të përzihet më në punët e brendshme të Kosovës. Kemi parë këtë sjellje të Vuçiqit dhe kjo sjellje deri më tani nuk është parë që është ndëshkuar, të paktën jo hapur siç janë masat ndaj palës sonë”, deklaroi deputeti i LVV-së në RTV21.
https://www.facebook.com/watch/?ref=embed_video&v=1522577625144961