Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeHoxhaj: Sot dyshes Osmani -Kurti iu bë e qartë nga NATO se...

Hoxhaj: Sot dyshes Osmani -Kurti iu bë e qartë nga NATO se duhet leje për forcat policore në Veri

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka thënë se procesi i dialogut është zvogëluar rreth gabimeve strategjike të Kosovës.

Ai ka thënë se Kurtit dhe Osmanit i është bërë e qartë që duhet leje që forcat e Policisë së Kosovës të hyjnë në Veri.

Këtë, Hoxhaj e ka quajtur si lajm të keq për Kosovën.

”Sot u pa qartë edhe një herë se me dyshen Osmani-Kurti, procesi i dialogut është zvogëluar rreth gabimeve strategjike të Kosovës dhe jo interesave të saj, kur nga selia e NATO-s u tha se Kosova tani duhet të kërkojë leje nga KFOR-i për të vendosur forcat policore në veri. Lajm i keq”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Presidentja e vendit Vjosa Osmani është në selinë e NATO’s, ku edhe e ka pasur një adresim.

Nga atje, presidentja e vendit përmendi edhe veriun e Kosovës dhe çështjen e sigurisë për shkak të grupeve kriminale, por u shpreh se do të punohet me aleatët që të zgjidhet kjo çështje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments