Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur ditën sot me një lajm të bukur në rrjetet sociale. Kryeministri shkruan se vitin e ardhshëm në Pogradec do të zhvillohet Formula 1 i garave botërore të ujit.
Rama postoi një video të garave me varka të shpejtësisë dhe shtoi se ky organizim është pararendëse i Formula 1 në garat me makina, që pritet të vijë në Elbasan pas pa vitesh.
“Në korrik të vitit 2024, 43 skuadra nga e gjithë bota do ta kthejnë Pogradecin në kryeqendrën botërore të sporteve ujore për 7 ditë, sepse Shqipëria Turistike tanimë është ngjitur në një nivel të ri” shkruan Rama.
https://www.facebook.com/watch/?v=691032899568851