Sunday, October 20, 2024
HomeLajmeKosovaOEGJK-Investimet gjermane në Kosovë: Për 6 muaj, mbi 90 milionë euro

OEGJK-Investimet gjermane në Kosovë: Për 6 muaj, mbi 90 milionë euro

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare thotë se Investimet Huaja Direkte të këtij vendi në Kosovë për 6-muajshin e parë këtij viti kanë kapur vlerën e 92 milionë eurove.

Sipas OEGJK-së, eksportet e Kosovës në Gjermani deri më sot kanë arritur mbi 50 milionë euro.

“Investimet e Huaja Direkte nga janari deri në qershor të këtij viti kapin vlerën 92 milionë euro”, thuhet në njoftim.

“Në anën tjetër eksporti i produkteve kosovare në Gjermani në 7-mujorin e parë të këtij viti ka mbërritur 52 milionë euro, përballë importit nga Gjermania në Kosovë me 414 milionë euro”, përfundon OEGJK në njoftimin e tyre.

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments