Wednesday, November 27, 2024
HomeLajme“Tensionet e mundshme në Kosovë”, Lajçak i diskuton në Bruksel skenarët me...

“Tensionet e mundshme në Kosovë”, Lajçak i diskuton në Bruksel skenarët me komandantin e KFOR’it

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar në Bruksel me Komandanti Gjeneral Major Ristuccia.

Lajçak ka shkruar në Tëitter se me komandantin e KFOR’it ka biseduar edhe për vlerësimet mbi burimet e mundshme të tensioneve të ardhshme në Veri.

Po ashtu, ai e ka falënderuar atë për rëndësinë që e ka KFOR’i në ndërtimin e një mjedisi të sigurt në Kosovë.

”i mirëpritur @NATO_KFOR Komandanti Gjeneral Major Ristuccia sot në Bruksel. Është e rëndësishme të shkëmbejmë shënime mbi zhvillimet në terren dhe të ndajmë vlerësimet tona mbi burimet e mundshme të tensioneve të ardhshme. Mirënjohës për punën jetike të KFOR-it në ndërtimin e një mjedisi të sigurt në Kosovë”, ka shkruar Lajçak.

KFOR’i është i ngarkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të ofrojë siguri në Kosovë.

Gjatë tensioneve në Veri, disa pjesëtarë të këtij misioni janë sulmuar nga protestuesit e dhunshëm serbë

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments