Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmePamje kur Presidentja i ndan dekretin e nënshtetësisë së Kosovës shkrimtarit Ismail...

Pamje kur Presidentja i ndan dekretin e nënshtetësisë së Kosovës shkrimtarit Ismail Kadare

Me urdhër të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, i është ndarë dekreti i nënshtetësisë shkrimtarit shqiptar me famë botërore Ismail Kadaresë.

Më 1 gusht të këtij viti, presidentja Vjosa Osmani sot ka nënshkruar dekretin me të cilin shkrimtarit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare, i jepet nënshtetësia e Republikës së Kosovës, raporton Klan Kosova.

Sipas Osmanit, dhënia e nënshtetësisë ikonës së letërsisë shqipe, shkrimtarit Ismail Kadare është nderim për shtetin e Kosovës për krijuesin, i cili vazhdimisht është pikë e rëndësishme referimi për shqiptarët kudo në botë.

Ndryshe, Presidentja Osmani, në qershor të këtij viti, e ka dekoruar shkrimtarin Ismail Kadare me urdhrin “Hasan Prishtina”, më i larti të cilin e jep Republika e Kosovës për personalitetet më të shquara të kulturës, artit, dhe shoqërisë.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments