Thursday, November 28, 2024
HomeLajmeKosovaVendoset kujdestari për barnatoret në Prishtinë dhe gjoba për mosrespektimin e orarit

Vendoset kujdestari për barnatoret në Prishtinë dhe gjoba për mosrespektimin e orarit

Kuvendi Komunal i Prishtinës me shumicë votash kanë miratuar ndryshim, plotësimi i rregullores për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së organizatave të biznesit në kryeqytet.

Sipas njoftimit, në këtë ndryshim sqarohet se nga tetori, në 10 barnatore të kryeqytetit do të ketë kujdestari me orar të plotë, 24 orë, nga ora 07:00 deri në 07:00.

“Orari i kujdestarisë së natës për barnatore është prej orës 21:00 deri në 07:00, kujdestarojnë 5 (pesë) barnatore në gjithë kryeqytetin. Gjobiten me nga 300 deri në 1000 euro personi fizik dhe nga 1000 deri në 3000 euro personi juridik, nëse nuk i përmbahen orarit të përcaktuar. Orari i barnatoreve kujdestare do të publikohet së shpejti”, thuhet në njoftim.

Votimin nga Kuvendi i Prishtinës e pa mirëpritur edhe Oda e Farmacistëve të Kosovës, e cila ka falënderuar Komunën e Prishtinës -Drejtorinë e Shëndetësisë, si dhe drejtorin Izet Sadiku për punën e bërë deri në miratimin e rregullores në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

“Më në fund pas shumë viteve të diskutimeve rregullorja e cila përcakton orarin e punës së barnatoreve hyn në fuqi në kryeqytet. Edhe kjo kërkesë e kahmotshme e farmacistëve të kryeqytetit po bëhet realitet me punën e përbashkët të Odës së Farmacistëve dhe Komunës së Prishtinës. Rregullimi i orarit 24-orësh për barnatore është i rëndësishëm për disa arsye: Siguria e pacientit: Lodhja dhe rraskapitja nga oraret e zgjatura të farmacistëve mund të dëmtojnë gjykimin dhe përqendrimin. Kjo mund të çojë në gabime mjekimi, dhe dhënien e gabuar të barnave që mund të kenë pasoja të rënda për sigurinë e pacientit. Mirëqenia e punonjësve: Orari i gjatë dhe i parregullt i punës mund të ketë efekte negative në shëndetin fizik dhe mendor të stafit të barnatores. Bilanci punë dhe jetës private: Stafi i barnatores, si të gjithë punonjësit, meriton një ekuilibër të arsyeshëm punës dhe jetës private. Efikasiteti dhe produktiviteti: Derisa orët e zgjatura të funksionimit mund të jenë të përshtatshme për klientët, kjo nuk mund të përkthehet domosdoshmërisht në rritje të efikasitetit dhe produktivitetit. Lodhja mund të çojë në ritëm më të ngadaltë të punës dhe ulje të efikasitetit, duke ndikuar përfundimisht në aftësinë e farmacistëve për t’i shërbyer pacientëve në mënyrë efektive. Pajtueshmëria ligjore dhe rregullatore: Shumë juridiksione kanë rregullore dhe ligje të punës që kufizojnë numrin maksimal të orëve të punës dhe kërkojnë pushime të detyrueshme për punonjësit.  Prandaj edhe njëherë si Odë e Farmacistëve shprehim mirënjohjen tonë në emër të farmacistëve të kryeqytetit për punën e përbashkët dhe aprovimin e jetësimin e kësaj rregulloreje, dhe urojmë që edhe komunat tjera që ende nuk e kanë sa më parë ta bëjnë këtë”, thuhet në njoftim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments