Monday, October 21, 2024
HomeLajmeBajrami: Për herë të parë në histori, një zëvendësministër nënshkruan tenderë milionësh

Bajrami: Për herë të parë në histori, një zëvendësministër nënshkruan tenderë milionësh

Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), tha se kemi për herë të parë në histori një zëvendësministër që nënshkruan tenderë në vlerë milionësh.

“Dështimi për me e bë qoftë një projekt të madh kapital, tregon shumë për logjikën qeverisëse të kësaj Qeverie. Ata tenderët të cilët i kanë dhënë, i kanë dhënë përmes negociimit të drejtpërdrejtë dhe çka nënkupton kjo, domethënë tenderi njëburimor është kur ministri i Infrastrukturës ose zëvendësi i tij, i cili e ka kompetencën… Për herë të parë në historinë e Kosovës, një zëvëndësministër nënshkruan tendera milionësh, domethënë ulen, i thirrin shokët, dashamirët edhe kompanitë ku kanë punu ma herët dhe iu japin tendera”, tha Bajrami.

Bajrami tha se edhe mënyra se si jepen subvencionet është komplet jotransparente.

“Kjo nuk ka ndodhë asnjëherë. Edhe kur ka korrupsion, edhe kur ka jobarazi të tillë në treg, domethënë ti i qet kompanitë në pozitë të pabarabartë dhe ato nuk munden me i konkurru njëra-tjetrës. Kur kemi nën-invistime në secilën prej fushave. Ne nuk kemi pa progres as sa i përket parqeve ekonomike, fushave ekonomike, sa i përket inkubatorëve të biznesit. Mënyra se si i japin subvencionet është komplet jotransparente”, tha Bajrami

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments