Thursday, November 28, 2024
HomeLajmeDetaje nga arrestimi i të Aziz Gashit, i dyshuar për vrasjen 48-vjeçarit...

Detaje nga arrestimi i të Aziz Gashit, i dyshuar për vrasjen 48-vjeçarit në Prizren

Pak më shumë se 24 orë nga vrasja e 48-vjeçarit, Beqir Morina, në lagjen “Arbana” në Prizren, Policia ka arritur të arrestojë Aziz Gashi, të dyshuarin për këtë vrasje.

Ai u arrestua në një hapësirë malore në fshatin Tërpezë në Malishevë rreth orës 20:00.

Deri te arrestimi i Gashit ka ardhur pas bastisjes së disa lokacioneve, duke përfshirë edhe ato të familjarëve të Gashit në fshatin Sferkë të Klinës.

Kallxo.com ka mësuar nga burime brenda Policisë se në kohën kur u krye arrestimi i Gashit, i njëjti nuk kishte rezustuar dhe i ishte dorëzuar pjesëtarëve të Njësisë së Reagimit të Shpejtë. Atij nuk i është gjetur ndonjë armë.

Arme me të cilën dyshohet se u krye vrasja, një pushkë automatike u gjet sot gjatë bastitjes së një shtëpie të pabanuar.

Përveç armës, brenda kësaj shtëpie u gjet edhe një çantë me disa dokumente personale të të dyshuarit.

Policia kishte raportuar se një zënkë fillimisht dyshohet se ishte nismëtare e vrasjes e cila u regjistrua mbrëmë rreth orës 19:00 në lagjen “Arbana” në Prizren.

Sipas policisë me urdhër të Prokurorit dhe me autorizim të Gjykatës Themelore në Prizren, është bastisë një lokacion në Malishevë ku është dyshuar se mund të gjendet I dyshuari, në atë lokacion nuk është gjet i dyshuari por është gjet një armë-pushkë automatike që dyshohet se është përdor në rastin e krimit, në lokacionin e njëjtë janë gjet edhe disa sendet personale të dyshuarit.

Veprimet operative-hetimore kane vazhduar duke kontrolluar lokacione të ndryshme, kryesisht në rrethinën e Malishevës.Në operacion për kërkimin e të dyshuarit përveç Sektorit të Hetimeve të Drejtorisë të Policisë në Prizren kanë asistuar edhe Drejtoria Rajonale e Policisë së Gjakovës/Stacioni Policor Malishevë dhe njësi të tjera nga Drejtoria e përgjithshme.

Me vonë në orët e mbrëmjes nga Hetuesit e Rajonale dhe Njësia e Reagimit të Shpejt të Drejtorisë Rajonale të Prizrenit, në fshatin Tërpezë të Malishevës, është lokalizuar dhe është arrestuar I dyshuari Aziz Gashi, për të cilin me herët nëpërmes mediave është informuar publiku se është në kërkim nga policia.Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit kujdestar ndalohet për 48 orë, ndërsa policia me autorizim të prokurorit të rastit vazhdon mbledhjen e provave dhe dëshmive.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments