Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeOsmani për reagimin ndaj Macronit: Në asnjë moment nuk kam përdorur tone...

Osmani për reagimin ndaj Macronit: Në asnjë moment nuk kam përdorur tone kërcënuese

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është në vizitë zyrtare në Shqipëri, atje ka po jep një intervistë për Top Chnnel.

Osmani ditë më parë i është drejtuar presidentit francez, Emmanuel Macron që nëse pezullohet vendimi për vizat atëherë ”dialogu do të vdes një herë e përgjithmonë“.

Ajo ka thënë se qëllimi i saj është që të gjithë aleatët tanë të kuptojnë se çfarë e dëmton procesin e dialogut, duke iu referuar edhe deklaratës së saj për Macronin.

Ajo ka thënë se në asnjë moment nuk ka bërë deklarata kërcënuese.

“Kam mësuar sepse asnjëri nuk jemi perfekt, kam mësuar më shumë nga partneri ynë strategjik SHBA, që sinqeriteti me partnerët, e të jemi të hapur me ta në mënyrë që të dinë se çfarë të presin me ne, është vlerësuar më së shumti. Ky nuk është kërcënim është informim në raport me partnerët tanë, nëse nuk janë të kënaqur me veprimet e qeverisë së republikës së Kosovës, apo të presidentes, apo institucioneve në përgjithësi, ndëshkimi nuk duhet të jetë në lidhje me popullin e Kosovës. Dhe kjo çështja e liberalizimit të vizave është një padrejtësi historike ndaj popullit të Kosovës, ta konsiderosh si një popull që e meriton geton, nënkupton ta vlerësosh si një popull të shkallës së dytë apo të tretë dhe të mos e vlerësosh faktin që është populli më pro-evropian në kontinentin tonë, është 100% në linjë të plotë me çdo vendim të politikës së jashtme”.

“Unë jam e bindur që Macron i vlerëson të gjitha këto prandaj qëllimi im është që të gjithë aleatët tanë të kuptojnë se çfarë e dëmton procesin e dialogut. Unë mendoj që me presidentin Macron e me gjithë të tjerët të jemi të sinqertë e të flasim hapur por në asnjë moment nuk kam përdorur tone kërcënuese. Pa aleatët asnjë sukses i yni nuk do të ishte i yni”, ka thënë Osmani. /

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments