Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaBajrami deputetëve të mazhorancës: Pse po ikni, kujt po i frikoheni?

Bajrami deputetëve të mazhorancës: Pse po ikni, kujt po i frikoheni?

Bajrami deputetëve të mazhorancës: Pse po ikni, kujt po i frikoheni?

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar deputetët e pushtetit që nuk ishin të pranishëm në seancën ku do të diskutohej për tekstet shkollore

“Sot pamja në Kuvendin e Kosovës tregon se ku është qeveria e majit. Dikur, më 1 shtator nxënësit i gjetën librat mbi banka. Këtë vit, kjo qeveri dështoi, dhe u tha prindërve që meqenëse nuk po mund të përballojmë ne koston, përballuni ju me të”, tha ajo.

Bajrami, lëshoi edhe kritika për mazhorancën dhe ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.

“Me 1 qershor këtë vit ministrja Nagavci ka thënë se nxënësit do t’i kenë librat, tash ndryshoi vendimi dhe nga klasa 6 deri 9, nxënësit t’i marrin librat e vjetër. Sot qeveria e 51% nuk është në Kuvend. Nuk e dimë prej kujt po ikni, në qoftë se e keni me të drejtë, atëherë pse sot nuk i keni deputetët e mazhorancës në Kuvend të përballen me kritikat tona”, u shpreh ajo.

Bajrami, ka thënë se do të ketë nxënës që deri në fund të vitit shkollor, “nuk do t’i kenë librat në bankë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments