Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaDeputetët e VV-së nuk shkojnë në seancë, Krasniqi: Prej kujt po ikni,...

Deputetët e VV-së nuk shkojnë në seancë, Krasniqi: Prej kujt po ikni, turp iu qoftë

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për tekstet shkollore ka filluar. Por në seancë nuk janë paraqitur deputetët e VV-së. E pranishme në seancë ishte vetëm ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

E lideri i PDK-së Memli Krasniqi e quajti të turpshëm ikjen e qeverisë nga debati për librat.

“A ka diçka më të turpshme se sa ikja e shumicës, e Qeverisë. Prej kujt po ikni. Nuk jeni tu ik prej neve, po ikni prej qytetarëve. Po ikni prej prindërve, fëmijëve, prej mësimdhënësve. Turp iu qoftë“, ka thënë Krasniqi.

Ndërsa tha se për herë të parë si pasojë e  papërgjegjësisë së kësaj qeverie, nxënësit kanë mbetur pa libra“Është për keqardhje që po na imponohet për shkak të papërgjegjësisë së kësaj Qeverie, për herë të parë pas shpalljes së pavarësisë kjo qeveri i ka lënë nxënësit pa libra shkollor. Kjo është e turpshme, për më shumë është dhe shkelje e ligjit. Përtej përgjegjësisë politike, kjo ministre ka përgjegjësi penale e kanë shkel ligjin. E kanë trefishu koston e librave duke u thirr në kursime. Në vend që me iu kushtu 4.8 milion, sot po iu kushtojnë 12 milion.  A din me na tregu kjo ministre a ka interesa personal, financiar apo tjerë, që prej 4.8 milion euro e ka bërë koston në 12. 5 milion euro, për t’i dhënë pikërisht atyre që i kritikonte shtëpive botuese. A mund të na tregojë kjo ministre dhe kjo qeveri çfarë plani ka”, tha ai

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments