Bilanci tregtar në mallra në kuadër të BP, deri në qershor 2023, kishte deficit në vlerë prej 2.1 miliardë euro, që është deficit më i madh tregtar krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, thuhet në raportin e bilancit të pagesave të publikauar nga Banka Qendore e Kosovës (BQK).
Bilanci i pagesave deri në fund të qershorit 2023 u karakterizua nga një deficit i llogarisë rrjedhëse i cili shënoi një vlerë prej 502.7 milionë euro e që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar është më i ulët për 19% (623.7 milionë euro ishte deficiti deri në qershor 2022).
“Shërbimet deri në qershor 2023 kanë shënuar bilanc pozitiv në vlerë 53.2 milionë euro, që paraqet rritje prej 36% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022 (407.8 milionë euro). Kategoria kryesore e shërbimeve janë shërbimet e udhëtimi”, thuhet në raport.
Vetëm gjatë muajit qershor në Kosovë shërbimet e udhëtimit kanë arritur vlerën 141.3 milionë euro, vitin e kaluar në këtë periudhë kanë qenë 132.3 (7 % më të ulëta se këtë vit). Rreth 90% e shpenzimeve të udhëtimit në Kosovë, përkatësisht 126.6 milionë euro janë shpenzimet e diasporës. Krahasuar me periudhën e njëj të vitin e kaluar, diaspora këtë vit ka shpenzuar rreth 15% më shumë.