Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaKushtetuesja ia “prish” planet Qeverisë, pezullon nenin ku parashihet falja e 100...

Kushtetuesja ia “prish” planet Qeverisë, pezullon nenin ku parashihet falja e 100 eurove të tatimit në pronë

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme për nenin 5 të Ligjit për tatimin në pronë, i cili parasheh faljen e 100 eurove të tatimit për qytetarët.

Vendimi erdhi pasi që Komuna e Prizrenit, para dy javësh e dërgoi ligjin për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese.

Dërgimin në kushtetuese e kishte paralajmëruar edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës

“Gjykata, njëzëri, ka vendosur që (i) kërkesa për vendosjen e masës së përkohshme lidhur me aktin e lartcekur të miratohet në kohëzgjatje deri më 30 nëntor 2023; dhe për pasojë (ii) të pezullohet menjëherë zbatimi i nenit 5 të Ligjit Nr.08/L-224 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme dhe zbatimi i vendimeve të nxjerra në bazë të këtij neni deri në afatin e lartcekur”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Ideja e faljes së tatimit në pronë u sponzorizua nga qeveria, konkretisht nga ministri i Financave, Hekuran Murati.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments