Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeBasha e shkarkoi, Bardhi thërret në takim të gjithë deputetët e opozitës

Basha e shkarkoi, Bardhi thërret në takim të gjithë deputetët e opozitës

Një ditë pasi Lulzim Basha e shkarkoi nga posti i kreut të Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi ka thirrur në një takim të gjithë deputetët e opozitës, përfshirë ata të grupit të Lulzim Bashës dhe të Sali Berishës, si edhe aleatët që kanë dalë nga lista e aleancës PD-AN, me qëllim unifikimin e aksionit opozitar, kundër qeverisjes së Edi Ramës. Sipas Bardhit ndasitë në mendime e ndryshme brenda Partisë Demokratike nuk duhet të na heqin vëmendjen nga përgjegjësia ndaj vendit dhe qytetarëve.

“Në cilësinë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, në nisje të këtij sesioni parlamentar, do të ndërmarr nismën për thirrjen ditën e martë, datë 5 Shtator 2023, të një mbledhje të përbashkët të të gjithë deputetëve të koalicionit “PD-AN”, pa asnjë përjashtim. Duke besuar se shqetësimi për nevojën urgjente të unifikimit të opozitës bashkëndahet nga çdo deputet që ndien përgjegjësinë për një përballje të unifikuar kundër Edi Ramës, mirëpres pranimin e kësaj thirrje të sinqertë, me qëllimin e mirë të përcaktimit të axhendës dhe strategjisë së përbashkët të të gjithë PD dhe të gjithë opozitës parlamentare”, shkruan Bardhi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments