Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaSot nis viti i ri shkollor në Kosovë

Sot nis viti i ri shkollor në Kosovë

Në arsimin parauniversitar të Kosovës sot fillon viti shkollor 2023/24. Për dallim nga viti i kaluar kur pati grevë, këtë vit do të nisë me telashe sa i përket pajisjes me libra për të gjithë nxënësit.

Ishte Ministria e Arsimit që pak ditë para fillimit të vitit shkollor njoftoi se do të ndahen mjete për prindërit e nxënësve në mënyrë që ato të shpenzohen për blerjen e librave.

Kjo ka ngjallur reagime të shumta nga sindikata e arsimit, prindërit dhe opozita, të cilët e kanë quajtur “eksperiment të gabuar” vendimin e MAShTI-t.

Ndryshe, Ministria e Arsimit i ka shpërndarë falas librat për nxënësit e shkollave fillore nga viti 2008. Por, vendimi i sivjetmë, sipas këtij dikasteri, erdhi për shkak të dështimit të marrëveshjes me shtëpitë botuese për furnizimin e shkollave me libra, pasi “shtëpitë botuese kanë ofertuar çmime shumë më të larta se ato që i vendosin në libraritë e tyre”.

Ministria e Arsimit ka marrë vendim që të ndajë nga 80 euro për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën dhe nga 30 euro për ata nga e gjashta deri në të nëntën, pasi këta të fundit i kanë të siguruara librat nga viti i kaluar, për çka qeveria ka ndarë rreth 13 milionë euro.

Vetë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka deklaruar të enjten se kanë përfunduar procedurat e pagesës për grupin e parë të prindërve që kanë aplikuar deri më datë 29 gusht, e që janë mbi 81 mijë përfitues.

Sipas saj, numri i tërësishëm i aplikimeve deri tani është mbi 115 mijë. Ajo ka thënë po ashtu se pjesa e mbetur do të trajtohen me grupin e radhës.

Ndërkaq, KP ka raportuar dje se shumica e nxënësve nuk janë pajisur me tekstet shkollore. Pjesa dërrmuese e prindërve me të cilët kanë biseduar ekipet e Agjencisë kanë deklaruar se ende nuk i kanë blerë të gjithë librat shkollor, derisa përgjithësisht të njëjtit janë deklaruar kundër vendimit të MAShTI-t, duke thënë se po u duhet të enden nga një librari në tjetrën.

Një problem tjetër që doli në pah pas vendimit të MAShTI-t ishte edhe mungesa e librarive në shtatë komuna të vendit, gjë që vështirësoi shumë furnizimin me tekste shkollore për prindërit përkatës

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments