Mbrëmë, kryesuesit të bordit të Trepçës, Bahri Hyseni, i është hedhur një granatë dore në oborrin e shtëpisë.
Kështu e konfirmoi ndërmarrja “Trepça”, duke thënë se për këtë incident është njoftuar policia dhe se janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Ndërmarrja Trepça me njoftim: Gjatë mesnatës u sulmua me granatë dore Kryesuesi i Bordit Bahri Hyseni
Mbrëmë, kryesuesit të bordit të Trepçës, Bahri Hyseni, i është hedhur një granatë dore në oborrin e shtëpisë.
Kështu e konfirmoi ndërmarrja “Trepça”, duke thënë se për këtë incident është njoftuar policia dhe se janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
“Ndermarrja Trepça Sh.a njoftonë se mbrëmë gjatë mesnatës u sulmua me grantë dore Kryesusi i Bordit Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Trepça Sh.A z.Bahri Hyseni. Për këtë incident është njoftuar Policia e Kosovës që janë duke u merrë me rastin. Nga ky shpërthim ka dëme të konsiderueshme materiale”, thuhet në njoftim.
Për këtë çëshje, Gazeta Express, ka kontaktuar edhe me policinë rajonale të Mitrovicës dhe është ende në pritje të përgjigjes.