Pasi shumica e diasporës shqiptare kanë lënë Kosovën në ditët e fundit të muajit gusht, pikat kufitare me Serbinë nuk shënojnë kolona të gjata.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (raporti i orës 09:26) 30 minuta nevojitet për të lëshuar Kosovën përmes vendkalimit kufitar te Dheu i Bardhë, ndërsa kolona është deri në 60 metra.
Edhe në pikë kalimin në Merdar pritjet për të dalë nga Kosova janë 30 minuta, dhe kolonat e veturave janë 300 metra.
Ndërsa, në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës nuk ka pritje të gjata.